Greqia s’gjen qetësi! Pas zjarreve goditet nga përmbytjet masive, një i vdekur dhe një i zhdukur

5 September 2023, 19:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greqia s’gjen qetësi! Pas zjarreve goditet nga përmbytjet
Përmbytjet në Greqi

Vetëm pak ditë pasi raportuan se kishin arritur të shuanin zjarret më të mëdha dhe më shkatërruese në historinë e tyre, Greqia është duke u përballur me përmbytjet nga moti i keq.

Gjatë ditës së sotme, reshje të shumta shiu nga stuhia “Daniel” kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje të mëdha në Thesali dhe Evia.

Aktualisht autoritetet e vendit fqinj raportojnë për një fermer të vdekur për shkak të motit të keq, ndërsa një person tjetër është deklaruar i zhdukur.

Volos dhe Pelion janë zonat më të prekura, prej të cilave vijnë pamjet e frikshme. Uji ka vërshuar papritmas duke rrëzuar ura, teksa ka hyrë në katet e para të banesave dhe ka hedhur në det disa dhjetra makina.

Forcat e kërkim-shpëtimit janë parë të qarkullojnë me gomone përmes zonave të banuara.



Video