Pallati Mbretëror: Mbretëresha Elisabeth po mbahet nën mbikëqyrjen mjekësore

8 September 2022, 14:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pallati Mbretëror: Mbretëresha Elisabeth po mbahet nën
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth për shkak të problemeve shëndetësore është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral.

Kanë qenë mjekët ata që kanë kërkuar që mbretëresha të ishtë nën kujdesje të mjekëve, pasi ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

Lajmin e ka bërë me dije Pallati Mbretëror teksa sqaron “pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, u tërhoq nga një Këshill virtual Privy pasi mjekët e kishin këshilluar që ajo duhet të pushonte.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Kryeministrja Liz Truss, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i gjithë vendi është i shqetësuar për lajmin.

“Mendimet e mia dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë”, tha ajo.


Video