Ukraina ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh ajrore në Krime.
Një nga sulmet, i cili ndodhi në fillim të gushtit, kishte në shënjestër bazën ushtarake ruse Saky ku u vra një person.
Ukraina kishte refuzuar të pranonte përfshirjen e saj në sulme, madje pati fajësuar forcat ruse për sulmet
Kjo deklaratë konfirmon një zgjerim të konfliktit të Ukrainës edhe në Krime, gadishullin ukrainas që e ka aneksuar Rusia më 2014, shkruan BBC.
Në një artikull për agjencinë kombëtare të lajmeve, Ukrinform, komandanti i Kievit, Valeriy Zaluzhnyi, ka thënë se raketat ukrainase kanë shënjestruar disa zona ushtarake në Krime, përfshirë bazën ajrore Saky, e cila është goditur disa herë më 9 gusht.
Ai ka pretenduar se sulmi – kundër bazës që e përdor Moska për të nisur sulme kundër Ukrainës – ka lënë “jashtë funksionit” 10 aeroplanë luftarakë rusë.