Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti rus Vladimir Putin duket se është mjaft i lodhur kohët e fundit. Këtë e dëshmon videoja e fundit e publikuar nga britanikja "Daily Mail" ku Putin gjatë një takimi e zë gjumi në karrige, por jo vetëm atë por dhe të pranishmit në takim.
Kjo vjen pas pretendimeve se Putini ishte “ankuar te mjekët për lodhjen” gjatë udhëtimit në lindje të Rusisë, ku mori pjesë në lojërat kryesore të luftës në Vostok.
Pyetjet në lidhje me shëndetin e Putinit kanë qarkulluar prej disa kohësh në Rusi. Disa sugjerojnë se ai ka kancer ose Parkinson. Putin para disa kohësh u zhduk për ditë të tëra nga vëmendja e publikut, mes pretendimeve se po i nënshtrohet një operacioni.