Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi, plagoset bashkëshorti i saj

28 October 2022, 15:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi, plagoset bashkëshorti i saj
Nancy dhe Paul Pelosi

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi, në San Francisko, është "sulmuar dhunshëm" në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Si pasojë e sulmit, ka mbetur i plagosur bashkëshorti i Nancy-t, Paul Pelosi.

Ai ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe po hetohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Zëdhënësi i Pelosit tha se burri i saj, 82 vjeç, po merrte kujdesin mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Hammill tha se Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit.

"Pelosi dhe familja e saj janë mirënjohës për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment," tha Hammill.

 


Video