Mark Zuckerberg humbet më shumë se gjysmën e pasurisë

27 October 2022, 23:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mark Zuckerberg humbet më shumë se gjysmën e pasurisë
Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka humbur më shumë se 100 miliardë dollarë këtë vit për shkak të rënies së aksioneve të Meta-s, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

38-vjeçari tani vlerësohet se ka rreth 36 miliardë dollarë. Për krahasim, CEO i Teslas, Elon Musk, ka një pasuri prej 211 miliardë dollarësh, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, 139 miliardë dollarë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, 110 miliardë dollarë.

Kompania Meta përballet me konkurrencë në rritje nga platformat e tjera të mediave sociale si TikTok, si dhe me skepticizëm rreth investimit të saj në Metaverse, një mjedis i botës virtuale që Zuckerberg ka thënë se përfaqëson të ardhmen e internetit.

Aksionet e Meta kanë rënë pasi kompania konfirmoi të dhënat në raportin e saj të fitimeve të tremujorit të tretë, së bashku me humbjet prej miliarda dollarësh në divizionin kushtuar projektit të saj ambicioz “metaverse”.

Kompania e Facebook mundi parashikimet e analistëve për të ardhurat, por njëkohësisht ofroi një parashikim të dobët për tremujorin e ardhshëm. Kompania regjistroi 27.7 miliard dollarë të ardhura për tremujorin e tretë, një shifër më  e lartë se ajo e parashikuar prej 27.4 miliardë dollarë; por njëkohësisht 4% në pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Raporti i fitimeve shënon raportin e fundit të një serie të tillë të vështira për të ardhurat e META-s, e cila ka investuar shumë në produktet e reja që kanë hasur vështirësi në grumbullimin e fitimeve gjatë vitit të kaluar. Në muajin shkurt kompania humbi 230 miliard dollarë në vlerën e tregut, në atë që u konsiderua si humbja më e madhe një ditore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aksionet e saj ranë me 26%. Një ditë më parë, stoqet e kompanisë ranë me 18% në tregje, ndërsa shqetësimet e investitorëve rriten për sa i përket djegies së burimeve të kompanisë në produkte të reja.

Kostot dhe shpenzimet e META u rritën me 19% nga viti në vit në tremujorin e tretë. Ajo ka derdhur shuma të mëdha parash në metaverse, projektin e realitetit virtual, dhe deri më tani ka regjistruar shumë pak fitime. Reality Labs, segmenti i tij metavers, shënoi 3.7 miliardë dollarë humbje këtë tremujor dhe kompania tha se parashikon që këto humbje “do të rriten ndjeshëm nga viti në vit” në 2023.


Video