Sulmohen 6 veta me thikë në një qendër tregtare në Itali, vdes punonjësja, plagoset lojari i Seria A (FOTO)

27 October 2022, 21:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohen 6 veta me thikë në një qendër tregtare në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milano të Italisë pranë një qendre tregtare. Gjashtë persona janë sulmuar me thikë nga një 46-vjeçar me probleme psikike.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se si pasojë e sulmi, kanë mbetur pesë persona të plagosur në gjendje të rëndë dhe një i vdekur. Mësohet se viktima është një 30-vjeçare punonjëse e Carrefour ka ndërruar jetë në transportin spitalor.

Mediat italiane raportojnë se mes të plagosurve është dhe ish-lojtari i njohur i Arsenalit, sot pjesë e Monzas, qëndërmbrojtësi spanjoll, Pablo Mari Villa.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme mendore.

Sulmohen 6 veta me thikë në një qendër tregtare në


Video