Nxirret nga rrënojat pas 133 orësh, i riu: Isha duke luajtur PlayStation kur ra tërmeti, mbijetova duke pirë…

12 February 2023, 10:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nxirret nga rrënojat pas 133 orësh, i riu: Isha duke luajtur
Baris Kuzucuoglu

I riu Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.

Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.

Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.

“Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai



Video