Njohja e territoreve separatiste nga Rusia, reagon OKB: Shkelje e sovranitetit të Ukrainës

22 February 2022, 07:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njohja e territoreve separatiste nga Rusia, reagon OKB: Shkelje e sovranitetit
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e territoreve separatiste ukrainase shkelje të integritetit territorial të Ukrainës duke e konsideruar atë të papranueshme.

“Kjo është e papranueshme në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë.

“Kombet e Bashkuara, në përputhje me rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme, vazhdojnë të mbështesin plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Duzarik


Video