Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme një vajzë nga Vitia, pasi ka rezultuar se kishte me vete një armë zjarri.
Mediat në Kosovë shkruajnë se vajza është vënë re teksa posedonte armë zjarri, dhe me makinë është larguar në drejtim të paditur.
Pas pak orësh, policia ka mundur ta lokalizojë duke e arrestuar pranë një qendre tregtare në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa hetuesit janë duke punuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Dyshimet janë se ajo ka patur qëllim të lëndojë veten ose një person tjetër.