Frika se një virus vdekjeprurës që mund të transmetohet nga brejtësit te njerëzit, duke shkaktuar gjakderdhje të ngjashme me Ebola-n, po përhapet në të gjithë Evropën ndërsa shkencëtarët kanë bërë një zbulim të zymtë.
Studiuesit suedezë kanë zbuluar një lloj të ri të virusit Puumala, i cili mund të çojë në një sëmundje të etheve hemorragjike, e cila mund të shkaktojë më pas vdekje.
Shkencëtarët janë të shqetësuar për aftësinë e virusit për t'u përhapur pasi njerëzit u infektuan me virusin larg zonave ku mund të ndodhë zakonisht, raporton “The Sun”.
Siç raporton “Emerging Infectious Diseases”: "Format e reja të virusit Puumala në një zonë të re gjeografike mund të kenë një ndikim thelbësor në shëndetin e njeriut”.
Çdo vit, Suedia raporton midis 100-450 raste me Puumala që kërkojnë shtrimin në spital, dhe këto raste ndodhin vetëm në pjesën veriore të vendit.
Megjithatë, dy shpërthime të etheve ndodhën në Suedinë jugore në 2018 dhe 2020, më shumë se 500 kilometra në jug të vendit ku sëmundja ishte identifikuar më parë. Në të dyja rastet, pacientët nuk kishin udhëtuar dhe ishin të infektuar.
Të dy pacientët kishin simptoma të etheve hemorragjike, epistaksisë, funksion të dobët të veshkave dhe simptoma të sindromës renale (HFRS).