“Nga 1 Janari qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza”, Presidentja Osmani pret shefen e KE-së!

30 October 2023, 15:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nga 1 Janari qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa
Vjosa Osmani/ Ursula Von Der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani prit shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila zhvilloi vizitën e saj në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik.

Pas takimit me Von der Leyen, Osmani zbuloi se qëllimi i bisedimeve ishte plani i BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Takimi ynë u fokusua në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona”, tha ajo.

Ndërsa shpjegoi se plani për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohej në katër shtylla, presidentja Osmani shprehu po ashtu falënderimet për ecurinë e procesit të vizave, si pasojë e të cilit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen nga Janari i vitit që vjen.

“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, u shpreh presidentja

Osmani tha se Kosova ka qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO, ndërsa kërkoi mbështetjen e Ursula von der Leyen për procesin.

“Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE”, tha ndër tjera ajo.

Gjatë këtij takimi, njoftoi ajo, po ashtu është folur edhe për sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.


Video