Ushtria izraelite thotë se ka ndërmarrë një sulm më të rëndë në Gaza, duke njoftuar një zgjerim të pushtimit tokësor. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuar se kanë goditur 600 objektiva të Hamasit të dielën.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për krizën humanitare pas zgjerimit të operacionit tokësor të Izraelit në territorin palestinez gjatë fundjavës. Të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu keqardhjen që Izraeli kishte intensifikuar operacionet ushtarake.
33 kamionë me ndihma hynë në Gaza të dielën, në dërgesën më të madhe që kur u lejuan të rifillonin furnizimet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se 33 kamionë që transportonin ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore kishin kaluar nëpër pikën kufitare Rafah me Egjiptin.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan të dielën se "rendi civil po fillon të prishet" në Gaza, pasi mijëra palestinezë plaçkitën depot me ndihma humanitare si pasojë e situatës së përkeqësuar nga luftimet.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se rreziku i përhapjes së konfliktit është i lartë ndërsa Hamasi ka raportuar për mbi 8 mijë viktima në Gaza deri tani.