MPJ: Një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në Serbi

28 September 2023, 19:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
MPJ: Një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në
Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

”Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kujtojmë se tre ditë më parë, dy të rinj shqiptarë të Kosovës u sulmuan nga një grup personash në kufirin serbo-kroat, ku për pasojë vdiq nga goditjet me thikë një 19-vjeçar. Është e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.


Video