Një numër i panjohur njerëzish kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një klinikë private në Roterdam.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Qendrën Mjekësore “Erasmus” në Roterdam, ku një person ka nisur të hapë zjarr brenda ambienteve të një klase me fëmijë të sëmurë.
Nga pamjet në rrjetet sociale dallohen qytetarë të shumtë që largohen në panik e sipër, ndërsa në vendngjarje dallohen edhe forcat speciale që kanë arrestuar një person. Nuk bëhet e qartë nëse personi i ndaluar është autori.
Mediat vendase raportojnë se autori hapi zjarr në një banesë duke plagosur dy persona, më pas i vuri zjarrin ndërtesës. Ai iu drejtua më pas klinikës mjekësore duke hapur sërish zjarr. Autoritetet raportojnë për disa të vdekur dhe të plagosur.
BREAKING: Shooting at Holland Erasmus Medical Centre, Rotterdam. The shooting started in a classroom with sick children. Multiple casualties have been reported. pic.twitter.com/hPuKr7A3dj
— Insider Corner (@insidercnews) September 28, 2023
Schietpartij met brand bij het EMC #erasmusmc #Rotterdam #politie #DSI #arrestatieteam #dijkzigt #delfshaven pic.twitter.com/1Doyll8BUm
— Alissaaaaaa (@guccinoodles03) September 28, 2023