“Mirë se vini në një botë të re ku gazi do të kushtojë 2000 euro”

22 February 2022, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mirë se vini në një botë të re ku gazi do

Qeveria gjermane ndaloi sot përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2. “Ajo i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë certifikim i gazsjellësit për momentin”, tha kancelari Olaf Scholz në Berlin të martën. "Dhe pa këtë çertifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”.

Pas vendimit të Gjermanisë ka reaguar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, që ka paralajmëruar rritje të mëdha të çmimeve të gazit natyror në Europë.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por projekti kërkonte certifikimin nga autoritetet gjermane pare se të niste furnizimi me gaz. “Nord Stream 2” ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për t’i bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia.

Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas.


Video