Vuçiç: Vendimi i Putin ndryshon rendin botëror. Kriza mund të përhapet në Ballkan

22 February 2022, 16:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vuçiç: Vendimi i Putin ndryshon rendin botëror. Kriza mund

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se është i shqetësuar se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”.

“Si komandant suprem kam lëshuar një urdhër për pjesëtarët e ushtrisë serbe dhe një kërkesë për forcat policore dhe njësitë speciale, që të përgatiten sa më mirë të jetë e mundshme, të vazhdojnë investimet në pajisje dhe armatim. Ne mendonin se paqja ishte diçka e mirëqenë, sot padyshim që nuk është kështu”, theksoi Vuçiç.

“Vendimi i Presidentit rus ka ndryshuar tërësisht rendin botëror”, tha Vuçiç për televizionin serb “Pink” lidhur me dekretin e Putin për njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe theksoi se qëndrimi i Serbisë nuk do të jetë i lehtë.

“Gjithçka dinim deri dje nuk ekziston më sot. Situata është ndoshta më e vështirë për ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, por nuk do të jetë më e vështirë në 20-30 vitet e ardhshme. Mendoj se ky vendim, “de facto” po ndryshon thelbësisht rendin botëror”.

Vuçic shtoi se presionet politike ndaj Serbisë do të jenë më të mëdha se kurrë.

“Mund ta imagjinoni se sa presion do të ketë ndaj Serbisë tani për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, unë kam pasur tashmë thirrje për këtë çështje”, tha Vuçiç.

Ai tha se ka pasur një bisedë të rëndësishme me presidentin francez Macron për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar sanksione të rënda kundër Rusisë pas këtij vendimi, ndërsa Kancelari Olaf Scholz deklaroi se ka ndërprerë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që do të dërgojë gaz nga Rusia drejt Gjermanisë.


Video