Goditja e parë për Rusinë, Gjermania pezullon gazsjellësin "Nord Stream II"

22 February 2022, 13:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditja e parë për Rusinë, Gjermania pezullon gazsjellësin
Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njofton se ka urdhëruar Ministrinë e Ekonomisë që të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, duke i dhënë kështu goditjen e parë Rusisë.

Ky vendim i Scholzit vjen pas veprimeve të fundit të Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, si dhe për të futur tanket aty.

“Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

 


Video