Ministri i Jashtëm Iranian: Nëse Izraeli vazhdon, ne do të përgjigjemi. Nëse jo, atëherë këtu e mbyllim!

20 April 2024, 13:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm Iranian: Nëse Izraeli vazhdon, ne do të
Intervista për televizionin amerikan NBC

Irani nuk do të vazhdojë me sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, pas sulmit të së premtes ku një raketë izraelite dhe 3 dronë ranë në afërsi të Isfahanit, siç konfirmoi ministri i jashtëm iranian, Hosein Amirabdollahian.

“Nëse Izraeli vazhdon me aventura të reja, ne do të përgjigjemi. Nëse jo, atëhere këtu e mbyllim.“

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, kryediplomati iranian tha se atë të së premtes nuk e konsideron as si sulm.

“Ato ishin më tepër si lodra fëmijësh, jo dronë.“

E teksa palët duken në tërheqje, një tjetër sulm u shtoi diplomatëve ndërkombëtare frikën e shtimit të tensioneve. Një shpërthim i madh ndodhi në një bazë të një grupi militantësh të armatosur pro-iranianë pranë Bagdadit, duke vrarë një person e duke plagosur 8 të tjerë.

Megjithatë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara u distancuan menjëherë, ndërsa Teherani nxitoi të drejtojë gishtin e përgjegjësisë tek ta.


Video