Pamje horror nga Nju Jorku / Një person i vë zjarrin vetes para godinës ku mbahet gjyqi ndaj Trump

19 April 2024, 20:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje horror nga Nju Jorku / Një person i vë zjarrin vetes para
Foto nga vendngjarja

Pamje të një incidenti të rëndë në Nju Jork kanë mbushur rrjetet sociale ditën e sotme, duke shokuar miliona njerëz.

Një person është vetëdjegur pak çaste më parë në Nju Jork, para godinës ku po zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Personi shihet i gjunjëzuar me duart pas kokës ndërsa trupi i tij ishte ndezur në zjarr.

Ai më pas u rrëzua dhe po bërtiste nga dhimbja ndërsa ishte në tokë.

Një grup njerëzish nxituan të përpiqeshin të shuanin zjarrin, por ishte e kotë.

Kujdes, pamje të rënda!


Video