
Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 11.200 persona.
Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri.
Shifra nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit. Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.
Ndërkohë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar në zonën më të goditur nga tërmeti. Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit.