Masakra në koncert / Reagimi i fortë i Medvedev: Nëse Ukraina është pas sulmit në Moskë...

22 March 2024, 20:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra në koncert / Reagimi i fortë i Medvedev: Nëse Ukraina
Vladimir Putin dhe Dimitry Medvedev

Kreu i Këshillit të Sigurisë ruse, Dimitry Medvedev ka reaguar pas sulmit terrorist me 40 viktima dhe mbi 100 të plagosur në Moskë.

Në një postim në Telegram, Medvedev ka kërcënuar për pasojat, nëse sipas tij, zbulohet se Ukraina qëndron pas këtij sulmi terrorist.

“Nëse Ukraina qëndron pas këtij sulmi, ne do t’i gjejmë autorët, organizuesit, përfshirë edhe zyrtarë të lartë, dhe do t’i eleminojmë si terroristë”, ka thënë ai.

Më herët, një këshilltar i Presidencës ruse tha se “Ukraina nuk ka lidhje me këtë sulm terrorist”.


Video