Rëndohet bilanci / Dyshohet për 50 viktima dhe 50 të plagosur nga sulmi terrorist në Moskë! Çfarë paralajmëroi SHBA 2 javë më parë

22 March 2024, 19:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rëndohet bilanci / Dyshohet për 50 viktima dhe 50 të plagosur nga
Pamje nga vendngjarja

Të paktën 50 persona raportohen, nga burime jozyrtare, të vdekur dhe mbi 50 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist në një koncert në Moskë.

Sipas informacioneve të deritanishme, kanë qenë të katër apo pesë persona të armatosur rëndë të cilët kanë hyrë në hollin e koncerteve “Crocus City Hall”, duke hapur zjarr ndaj qindra të pranishmëve.

Më pas godina ka shpërthyer në flakë, dyshohet pas vendosjes së një bombe nga autorët, ndërsa rreth 100 persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Pamjet të rënda kur autorët qëllojnë pjesëmarrësit në koncert brenda sallës janë përhapur në rrjetet sociale.

Vetëm dy javë më parë, Ambasada e SHBA në Moskë paralajmëroi për mundësinë e sulmeve terroriste teksa i bëri thirrje shtetasve amerikanë të shmangin grumbullimet.


Video