Manaf Tlass është një ish gjeneral i lartë Brigade i ushtrisë sirane, i njohur si i pari ushtarak i Gardës Republikane Siriane që dezertoi dhe iu bashkua opozitës siriane.
Në vitin 2012 ai dezertoi në Francë, pasi Al-Assad e kishte urdhëruar të shtypte kryengritjen në qytetin e tij Hama.
Analisti Ilir Kulla shkruan se Assad do të ishte në një situatë krejt tjetër sot, nëse do të kishte dëgjuar këshillën e gjeneralit të tij.
“Ky në krah të Asadit është Menaf Tlass në atë kohë gjeneral i rëndësishem dhe shok i Basharit njëherësh President. Menafi ishte djali I Mustafa Tlass Ministrit të Mbrojtjes së Babait të Basharit Hafezit. Familja Tlass është sunite dhe kur Bashari e çoi të shtypte revoltën në Hama në 2012 nga e kishte origjinën nga Hama.
Në këtë moment Menafi i thotë “ushtrinë e kemi të mbrojmë vendin jo të vrasim njerëzit tanë” dhe kaloi me opozitën duke udhëhequr Ushtrinë e Lirë siriane. Nëse Bashari do e ndiqte këshillen e mikut të tij me siguri s’do ishte në pushtet siç nuk është më sot. Por do shpëtonte mijra jetë njerëzish dhe s’do shkatërronte vendin. Udhëheqësit duhet ta kuptojnë se nuk ka të pavdekshëm”, shkruan Kulla.