Lufta Izrael-Hamas, raportohet se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 18,000

9 December 2023, 19:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta Izrael-Hamas, raportohet se numri i palestinezëve të vrarë
Ndërtesa të shkatërruara në Gaza

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës me Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit.

Ministria tha se 17,700 kishin vdekur dhe 48,780 ishin plagosur pas sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit brenda enklavës, shkruan Al Jazeera.

Numrat nuk janë verifikuar dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se besojnë se kjo shifër është shumë më e ulët, duke pretenduar se Hamasi po i “fryn” shifrat.


Video