Kush është “Zonja e Vdekjes”? Misteri i snajperes ukrainase që po lufton trupat ruse

6 April 2022, 18:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është “Zonja e Vdekjes”? Misteri i snajperes
“Zonja Vdekjeprurëse”

Një grua ukrainase, e cila po lufton me snajper ndaj trupave ruse, ka marrë emërtimin “Zonja Vdekjeprurëse”, duke qenë se identiteti i saj nuk njihet.

Gruaja është bashkuar me ushtrinë ukrainase në vitin 2017 dhe ka vite që lufton kundër separatistëve pro-Kremlinit në Donetsk dhe Luhansk.

Kush është “Zonja e Vdekjes”? Misteri i snajperes

Në janar të këtij viti, ajo u largua nga forcat ushtarake, vetëm disa javë para se Putini të niste sulmin ndaj Ukrainës. Menjëherë, ajo u kthye në front, duke iu bashkuar brigadës së 35 të këmbësorisë.

“Duhet t’i vrasim të gjithë. Rusët nuk janë njerëz. As fashistët nuk kanë qenë mizorë sa këta përbindësha”, tha “Zonja Vdekjeprurëse” për The Times.

Kush është “Zonja e Vdekjes”? Misteri i snajperes

Kjo grua krahasohet me snajperin Lyudmila Pavlichenko, e cila vrau 309 nazistë në Luftën e Dytë Botërore dhe thuhet se kurrë nuk ka humbur një duel snajperësh gjatë viteve të saj në ushtri.

Kush është “Zonja e Vdekjes”? Misteri i snajperes

Duke ndjekur gjurmët e Pavlichenkos, “Zonja Vdekjeprurëse” po kthehet në simbol të rezistencës ukrainase.



Video