“Jam unë presidenti”, në skenë hyn Obama stafi “harron” Joe Biden (Video)

6 April 2022, 15:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam unë presidenti”, në skenë hyn Obama stafi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur një numër i madh fansash dhe pjesëtarë të stafit e injoruan gjatë vizitës së ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, e para që nga largimi prej detyrës.

79-vjeçari Biden u shfaq duke ngritur dorën aspak i kënaqur, kur një grup që ndodhej në sallë vrapoi të përshëndetej me Obamën, duke e lënë atë krejt vetëm.

Presidenti i 43-të ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga ish-zv.presidenti për të shënuar 12-vjetorin e krijimit të Obamacare.

 


Video