SHBA gati të sanksionojë dy vajzat e Putinit

6 April 2022, 09:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA gati të sanksionojë dy vajzat e Putinit
Presidenti rus Vladimir Putin dhe vajzat e tij

SHBA dhe Bashkimi Evropian do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë të mërkurën në përgjigje të pretendimeve të Ukrainës se trupat ruse kryen krime lufte në qytetin e Bucha.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe zyrtarëve të Kremlinit dhe familjeve të tyre.

Wall Street Journal raporton se Uashingtoni po shqyrton sanksione shtesë kundër dy vajzave të Putinit dhe Sberbank, banka më e madhe ruse.


Video