Kujt i trembet Putin? Presidenti rus mban jelek antiplumb!

5 June 2024, 09:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujt i trembet Putin? Presidenti rus mban jelek antiplumb!
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka veshur jelek antiplumb në ngjarjet publike, duke përfshirë ato në Moskë, të paktën nga viti 2023.

Zyrtarët rusë për gazetën online Moscow Times, duke nënvizuar se shërbimet speciale kanë rritur masat tashmë të rrepta të sigurisë së presidentit në një nivel të paprecedentë.

Vendimi për të veshur jelek antiplumb në ngjarjet publike, përfshirë 9 majin në paradën e Ditës së Fitores, sipas një prej këtyre burimeve  u mor me rekomandimin e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (SBP), një njësi e brendshme e Shërbimit Federal të Gardës. (FSO) që mbron presidentin.

“Kremlini e merr shumë seriozisht sigurinë e Vladimir Putin. Ai mbrohet nga një ushtri e tërë rojesh të dukshme dhe të padukshme,” i tha gazetës një zyrtar që mori pjesë në paradën e 9 majit.


Video