VIDEO/ Parlamenti TURK shndërrohet në një arenë b*ksi, deputetët PËRPLASEN me njëri-tjetrin!

5 June 2024, 09:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Parlamenti TURK shndërrohet në një arenë b*ksi,
Parlamenti TURK

Parlamenti i Turqisë u shndërrua në një arenë boksi të martën, më 4 qershor, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin.

Shkak janë bërë debatet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.

Policia arrestoi të hënën kryebashkiakun Mehmet Sidik Akis, i cili u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe u zëvendësua nga guvernatori i shtetit, tha ministria e Brendshme, dy muaj pasi kryebashkiaku fitoi zgjedhjet lokale.

Lajmi shkaktoi një reagim të fortë nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke mbajtur pankarta.

Deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, duke çuar në incidente.


Video