Kroacia e shqetësuar: Serbia po armatoset, Perëndimi duhet ta dijë

26 August 2026, 13:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kroacia e shqetësuar: Serbia po armatoset, Perëndimi duhet ta

Evropa duhet të forcojë sigurinë e saj dhe shtyllën evropiane të NATO-s, ndërsa rendi ndërkombëtar po ndryshon, deklaroi të martën kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, në konferencën e ambasadorëve, konsujve dhe atasheve ushtarakë kroatë.

Jandrokovic paralajmëroi në veçanti për rritjen e armatimit të Serbisë, duke theksuar se Beogradi nuk po blen vetëm armë mbrojtëse, por edhe armë me natyrë ofensive.

“Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive dhe sulmuese. Dhe ne duhet t’ua themi këtë aleatëve tanë perëndimorë. Nuk duhet të shmangemi nga kjo“, tha Jandrokoviç.

Ai tha se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë multilateralizmin, të drejtën ndërkombëtare dhe rendin ndërkombëtar, por duhet të jetë e vetëdijshme për ndryshimet në botë dhe të ketë një përgjigje ndaj tyre.

Sipas Jandrokovic, është e rëndësishme që Evropa të forcojë shtyllën e saj brenda NATO-s, pasi për dekada ka jetuar me besimin se Shtetet e Bashkuara gjithmonë e mbështesin atë.

Ai vlerësoi se kjo ka bërë që Evropa dhe disa nga shtetet e saj të neglizhojnë sigurinë e tyre.

Kryetari i Parlamentit kroat u ndal edhe te situata në rajon, duke thënë se Kroacia duhet t’u shpjegojë partnerëve të saj perëndimorë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Ai paralajmëroi se elitat e reja politike në Perëndim shpesh nuk dinë mjaftueshëm për ish-Jugosllavinë dhe nuk kanë kujtesën e politikave të Slobodan Millosheviqit dhe shpërbërjes së ish-shtetit jugosllav.


Video