Lufta tregtare me Kanadanë/ Trump kërcënon me ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario: Ta quajmë Liqeni i Amerikës

25 August 2026, 19:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta tregtare me Kanadanë/ Trump kërcënon me ndryshimin e emrit
Patat kanadeze notojnë në liqenin Ontario pranë Centre Island, gjatë Kupës së Botës FIFA në Toronto, Kanada, më 24 qershor 2026.

Trump tha se SHBA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të Liqenit Ontario, në një tjetër përplasje me Kanadanë në mes të luftës tregtare mes dy vendeve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë që Liqeni Ontario të riemërtohet “Liqeni i Amerikës”, ndërsa tensionet tregtare me Kanadanë vijojnë të përshkallëzohen.

Liqeni Ontario ndodhet në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, me shtetin e Nju Jorkut në njërën anë dhe qytetin kanadez të Torontos, kryeqytetin e provincës Ontario, në anën tjetër.

“SHBA po shqyrton seriozisht ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqeni i Amerikës, pasi nuk presim të bëjmë më shumë biznes me Ontarion”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Kjo nuk është hera e parë që Trump kërkon ndryshimin e emrit të një hapësire gjeografike në kuadër të një qasjeje të theksuar nacionaliste.

Në janar 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për përdorimin e emrit “Gjiri i Amerikës” në vend të Gjirit të Meksikës në dokumentet dhe komunikimet zyrtare amerikane.

Meksika kundërshtoi atëherë këtë ndryshim, duke argumentuar se SHBA-ja nuk mund të ndryshojë ligjërisht emrin e një hapësire të tillë ndërkombëtare. Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, sovraniteti i një shteti shtrihet deri në 12 milje detare nga vija e tij bregdetare.


Video