Kremlini mohon t’i ketë kërkuar SHBA-ve tërheqjen e NATO-s nga fronti lindor i Europës

21 February 2025, 21:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kremlini mohon t’i ketë kërkuar SHBA-ve tërheqjen e NATO-s
Gjate nje stervitje te NATO-s

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se Rusia nuk i kërkoi SHBA-ve të tërhiqnin trupat nga krahu lindor i NATO-s gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi e tha këtë në reagim ndaj një artikulli të Financial Times, i cili pretendonte se gjatë bisedimeve në Riad më 18 shkurt, delegatët rusë kërkuan kthimin e NATO-s si kusht për “normalizimin e marrëdhënieve”.

“Jo, kjo nuk është e vërtetë,” u tha Peskov gazetarëve kur u pyet në lidhje me pretendimet, njoftoi agjencia e re shtetërore TASS.

“Qëndrimi ynë për zgjerimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s mbi disa valë drejt kufijve tanë është një shkak shqetësimi për ne. Ky pozicion është i njohur mirë; nuk është sekret për askënd”, shtoi Peskov.

Këto deklarata, të bëra nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, vijnë pasi një këshilltar i lartë presidencial rumun tha se zyrtarët rusë e kishin bërë këtë kërkesë gjatë bisedimeve të nivelit të lartë në Riad midis delegacioneve nga Moska dhe Uashingtoni.

Zyrtari rumun, Cristian Diaconescu, i cili foli për një televizion në Rumani, më pas u tërhoq nga deklaratat e tij, duke qartësuar se një kërkesë e tillë ishte bërë në të kaluarën, më 2021, pra para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rusia për vite me radhë ka shprehur zemërim, publikisht dhe privatisht, lidhur me praninë e trupave të NATO-s në shtete sikurse tre shtetet e Baltikut dhe në Poloni. Gjithashtu është ankuar lidhur me sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Poloni dhe Rumani. Zgjerimi i NATO-s nga lindja – fillimisht më 1997 dhe më pas dy runde zgjerimesh më 2000 – nga shumë në Kremlin është parë si akt armiqësor dhe kjo pjesërisht është përdorur si pretekst për pushtimin e Ukrainës.

Me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, që po sinjalizon për një qasje të re radikale ndaj raporteve evropiane – ai ka përsëritur ankesat se anëtarët e NATO-s nuk po shpenzojnë para të mjaftueshme në aleancë – është ndezur alarmi në Evropë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit mund të pranojë kërkesat ruse.

Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tronditën aleancën 32-anëtarëshe kur ai haptazi përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe përjashtoi mundësinë e bashkimit të trupave amerikane në ndonjë përpjekje paqeruajtëse në Ukrainë. Ai po ashtu tha se NATO nuk do t’i dalë në ndihmë asnjë shteti evropian, nëse përfshihen në atë përpjekje dhe nëse do të sulmoheshin nga Rusia.


Video