Kosova themelon grupin e punës për anëtarësimin në NATO

9 March 2022, 12:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova themelon grupin e punës për anëtarësimin në NATO
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për themelimin e Grupit ndërinstitucional të punës për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se duke pasur parasysh prioritetin strategjik kryesor për anëtarësim në NATO, Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar formimin e Grupit për integrimin e vendit në NATO.

“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, tha Kurti.

 


Video