Kievi: Rusia do pushtojë Moldavinë, synon të kontrollojë hyrjen në Detin e Zi

2 May 2022, 08:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kievi: Rusia do pushtojë Moldavinë, synon të kontrollojë
Ushtria ruse

Sulmet nga forcat ruse në Odesa dhe objektivat e tjera në Ukrainën jugore ditët e fundit kanë bërë që Kivei të nxjerrë përfundimin se Moska synon të kontrollojë hyrjen në Detin e Zi.

Për të arrirë objektivin për kontrollin e Detit të Zi, Rusisë do t’i duhet të hyjë në Moldavi, thonë zyrtarët e Ukrainës.

Burime ushtarake ukrainase, të cituara nga Times of London, shprehën besimin se “Kremlini tashmë ka vendosur të sulmojë Moldavinë dhe se ka shumë indikacione “se një sulm i tillë do të ndodhte së shpejti.”

Këto zhvillime detyruan qeverinë moldave të braktisë neutralitetin, të dënojë pushtimin rus dhe të mbajë anën e Perëndimit, duke kërkuar në këtë mënyrë mbështetje kundër agresionit rus.

Megjithatë aftësia mbrojtëse e vendit është e vogël, pasi ushtria e Moldavisë vlerësohet të ketë pak më shumë se 3000 ushtarë.

 


Video