Kërcënimi i Putin: NATO është më e fortë, por ne kemi armë bërthamore

8 February 2022, 16:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kërcënimi i Putin: NATO është më e fortë, por ne

Vladimir Putin e pranon që NATO ka epërsi të madhe ushtarake ndaj Rusisë, por e kërcënoi perëndimin me armët bërthamore.

“Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht, që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen dhe ne e dimë këtë. Por, ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Prandaj, në këtë rast nuk do të kishte fitimtarë”, deklaroi Putin në konferencën e gjatë për mediat me Presidentin francez.

Putin i kërkoi Ukrainës që të respektojë marrëveshjen e Minskut, sipas të cilës konflikti me separatistët rusë në lindje të vendit do të zgjidhet me dialog. Shefi i Kremlinit u shpreh se në lidhje me shqetësimet e ngritura nga SHBA dhe BE, Rusia mund të marrë disa prej tyre në konsideratë.

Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën, por mohon pretendimet se po përgatit një sulm. Zyrtarët amerikanë, që mbështeten në informacione të inteligjencës, paralajmëruan se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë viktima.

Ndërkohë, mediat perëndimore po flasin për një skenar rus, sipas të cilit marrja e Kievit zgjat 48 orë, mbi 5 mln do të jenë të zhvendosurit nga konflikti dhe rreth 80 mijë të vrarët.

 


Video