Iu shmang për dy vjet, Mitsotakis rezulton pozitiv me COVID-19

14 March 2022, 18:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu shmang për dy vjet, Mitsotakis rezulton pozitiv me COVID-19
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv në testin e kryer sot për koronavirusin e ri (COVID-19), raporton media greke.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Yiannis Oikonomou, në një konferencë të zakonshme javore për shtyp, ka konfirmuar se Mitsotakis ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe se kryeministri grek do të punojë nga shtëpia gjatë periudhës së karantinës.

Edhe Mitsotakis në një postim në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për kalimin lehtësisht të sëmundjes.

"Jam i sigurt se çdo gjë do të jetë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të jem në zyrën time", ka theksuar Mitsotakis.


Video