Ukraina kërkon bojkot më të ashpër ndaj Rusisë: Në këtë mënyrë shmangim Luftën e Tretë Botërore

14 March 2022, 17:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina kërkon bojkot më të ashpër ndaj Rusisë: Në

Ukraina i kërkon vendeve të perëndimit që ta ndihmojnë më tepër në luftën kundër Rusisë duke i dërguar armatime.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba kërkoi më shumë sanksione për ta izoluar plotësisht Rusinë duke bërë që presidenti Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë të shmanget një Luftë e Tretë Botërore.

“Ne këmbëngulim në mbylljen e porteve globale për anijet ruse, duke refuzuar përpunimin e ngarkesave që janë rrugës për në Federatën Ruse, në heqjen e bankave të reja ruse nga sistemi SËIFT–kryesisht Sberbank. Ne u bëjmë thirrje qeverive dhe klientëve që të bojkotojnë kompanitë derisa të ndërpresin aktivitetet e tyre në Rusi.

Rusia duhet të ndalet tani metë gjitha mjetet në dispozicion. Ndërsa ukrainasit po ndalojnë Rusinë duke paguar çmimin e jetës së tyre, vuajtjeve dhe qyteteve të shkatërruara, më e pakta që mund të bëjnë bizneset është të largohen nga tregu rus dhe për këtë arsye të na ndihmojnë të ndalojmë mekanizmin e agresionit rus”, tha Kuleba.

 


Video