Ish-lordi i drogës El Chapo ankohet për jetën “mizore” në burgun amerikan

30 May 2022, 19:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-lordi i drogës El Chapo ankohet për jetën
El Chapo gjate momentit te arrestimit

El Chapo, lordi më i madh i drogës dhe ish-shef i kartelit Sinaloas, duket tashmë si një “njeri tjetër” pas tre vitesh burgim. Ish-lordi i drogës ka shkruar një letër prej shtatë faqesh në anglisht ku ankohet se “vuan nga depresioni, keqtrajtimi dhe humbja e memories” në burgun amerikan të sigurisë së lartë ku po vuan dënimin.

El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Archivaldo Guzman Loera – është dënuar me 30 vjet burg pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për 10 akuza pastrimi parash dhe trafiku droge.

Ish-lordi i drogës El Chapo ankohet për jetën

Ai po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Florence, Colorado, ndërsa thotë se nuk po trajtohet “me drejtësi”.

“Prej trajtimit në burgun ADMAX, tani vuaj nga dhimbje koke, humbje e memories, kontraktime muskulore, stres dhe depresion. Trajtimi im është mizor dhe i padrejtë, kjo më bën të vuaj nga probleme fizike dhe psikologjike. “Lutem që gjykata të ndërhyjë.”

El Chapo i referohet gjykatës ku apeloi kundër dënimit të tij në tetor të vitit të shkuar, kërkesë që u refuzua në janar të këtij viti.

Edhe më herët ai ishte ankuar se jetonte në “24 orë torture” gjatë qëndrimit në një burgun të Neë York-ut.

Ish-bosi i drogës thotë se qelia ku jeton tani është vetëm 3 metër katrorë e gjerë, me një dritare nga ku i kalohen vaktet e ushqimit.

El Chapo shkruan: “Nuk kam kontakt verbal apo komunikim me të burgosurit e tjerë. Nuk kam asnjë kontakt njerëzor, përveç me rojet që më vënë e më heqin prangat e duarve e këmbëve”.

“Që kur kam ardhur në SHBA nuk më kanë lejuar të flas me gruan time”.

Ish-lordi i drogës El Chapo ankohet për jetën

Bashkëshortja e tij Emma Coronel, është edhe ajo në burg pasi është dënuar me tri vite burg për rolin e saj në ‘perandorinë’ e të shoqit.

El Chapo pretendon mes të tjerash se ajri që i vjen në qeli është “shumë i nxehtë” dhe kjo ndodh për 15 minuta disa herë gjatë natës çka i prish gjumin.

Ai shkrua: “Çdo natë kjo bën që zemra të nisë të më rrahë shpejt duke më ngritur tensionin e gjakut. E kam ngritur këtë çështje me stafin por nuk ka ndodhur asgjë”.

“Edhe pse nuk kam asnjë tjetër në qeli dhe jam aty 24 orë në ditë, rojet e burgut hyjnë disa herë në janë për kontroll dhe prekin e ngacmojnë të gjitha objektet e mia”, përfundon letra.



Video