Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 14 vjet burg, Imran Khan prej 2023 ndodhet në qeli

17 January 2025, 09:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 14 vjet burg, Imran Khan prej 2023

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan u dënua të premten me 14 vjet burg dhe gruaja e tij Bushra Bibi me shtatë vjet, pasi akuzohen për një rast korrupsioni.

Khan, i cili ndodhet në burg që prej 2023, gjithashtu iu dha gjithashtu një gjobë prej 1 milion rupi pakistaneze (3,500 dollarë), ndërsa Bibi u gjobit me gjysmën e kësaj shume.

Khan mbetet pas hekurave, me dhjetëra çështje në pritje kundër tij, një situatë që ai e përshkruan si një gjueti shtrigash politike.

Khan u arrestua për herë të parë në lidhje me çështjen Al-Qadir Trust në maj 2023.

Megjithatë, arrestimi çoi në protesta mbarëkombëtare gjatë të cilave mbështetësit e Khan u revoltuan në shumë qytete.


Video