130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani i dytë më i madh në Islandë

16 January 2025, 17:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani
Vullkani Baroarbunga

Vullkani Baroarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët e fundit, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO).

Si masë paraprake, autoritetet kanë ngritur flamurin e verdhë në zonë, i cili tregon aktivitet të lartë mbi nivelet normale.

130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani

Baroarbunga ndodhet në zonën më të madhe të akullt në Islandë, Vatnajokull, dhe shpërthimi i tij i fundit ishte në vitet 2014/15.

Atëherë, ai lëshoi sasi të mëdha dioksidi të squfurit duke ndotur ndjeshëm ajrin, por pati pak efekt në fluturimet ndërkombëtare, pasi nuk prodhoi shumë hi vullkanik.

130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani

Zyra Meteorologjike raportoi se aktiviteti sizmik filloi të martën herët në mëngjes dhe përfshiu një tërmet të madh me magnitudë 5.1, ndërsa 17 tërmete të tjera ishin mbi magnitudën 3. Aktiviteti ka qenë në rritje muajt e fundit, me katër tërmete mbi magnitudën 5 të regjistruara në vitin 2024.

Sipas ekspertëve, përfshirë Valentin Troll nga Universiteti i Uppsala-s, një shpërthim mund të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2014/15 ose të ndodhë nën akull, duke shkaktuar shpërthime të avullit nga përzierja e magmës me ujin e shkrirë.

130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani

Islanda ka përjetuar disa shpërthime të mëdha kohët e fundit, përfshirë ato në Gadishullin Reykjanes, ku shpërthimet kanë prekur infrastrukturën dhe kanë detyruar evakuime. Megjithatë, vendndodhja e largët e Baroarbunga-s minimizon rrezikun për njerëzit dhe infrastrukturën.



Video