Hotelet luksoze nën flakë, vatrat e zjarrit jashtë kontrollit në Greqi

4 July 2022, 23:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hotelet luksoze nën flakë, vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kranidi Argolida, Greqi. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Mediat greke raportojnë se flakët kanë përfshirë një kompleks hotelesh luksoze të zonës.

Siç shihet edhe në videon nga vendi i ngjarjes, flakët kanë mbërritur pranë plazhit dhe zona është evakuar. Zjarri ka marrë përmasa të pakontrollueshme.

Pushuesit janë detyruar të lënë hotelin. Në vendin e ngjarjes ndodhen 63 zjarrfikës.


Video