150 persona humbën jetën, ndërsa 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e problemeve me zemrën apo frymëmarrjen gjatë festimeve të Halloween në Seul të Koresë së Jugut.
Situata në rrugët e kryeqytetit koreano-jugor është tepër e trishtë, ku trupat e pajetë janë shtrirë, ndërsa dhjetëra të tjerë marrin ndihmën e parë nga ambulancat që me zor se çanë turmën.
Tragjedia mendohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjes së dy turmave në zonën Itaewon.
Sipas raportimeve paraprake, në qytet ishin grumbulluar më shumë se 100 mijë veta për të kremtuar Halloween, për herë të parë pa maska anti-covid.
BREAKING: Multiple victims after Stampede during Halloween event in Seoul, Reports of at least 50 people in cardiac arrest pic.twitter.com/HCc5luGUnp
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 29, 2022