VIDEO/ Horror në Meksikë, qeni ecën rrugëve të qytetit me një kokë njeriu në gojë

29 October 2022, 12:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Horror në Meksikë, qeni ecën rrugëve të qytetit

Një qen ka terrorizuar të gjithë banorët në Meksikë, pasi është parë duke vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë. Qeni mendohet se e mori pjesën e gjymtuar pas një krimi makabër në Zacatecas, në veri të vendit, sipas Daily Mail.

Zyrtarët thanë se koka e copëtuar ishte lënë në një kabinë të mërkurën vonë, me një shënim që paralajmëronte se “Koka tjetër do të jetë e jotja”.

Mesazhi ishte shkruar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, një nga kartelet më të frikshëm në botë, i kryesuar nga El Mencho, personi më i kërkuar në Meksikë.

Përpara se policia të ishte në gjendje të përcaktonte skenën e krimit dhe të hetonte vrasjen, qeni endacak u largua me kokën e kufomës.


Video