Hashim Thaçi telefonon nga Haga familjarët e policit Afrim Bunjaku: Sakrificë e lartë në shërbim të atdheut

27 September 2023, 20:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hashim Thaçi telefonon nga Haga familjarët e policit Afrim Bunjaku:
Hashim Thaçi ngushëllon nga Haga familjarët e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku

Ish-presidenti Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë ka shprehur ngushëllimet familjes së rreshterit Afrim Bunjaku i cili ra në krye të detyrës në sulmin terrorist serb.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, teksa ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Sipas tij, familjen e rreshterit Bunjaku e ka ngushëlluar ish-presidenti Hashim Thaçi, nëpërmjet telefonit nga Haga.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.


Video