
Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi është vënë në qendër të akuzave se ka respektuar ditën e zisë kombëtare të shpallur nga qeveria e Beogradit për vdekjen e tre terroristëve serbë në Kosovë.
Është ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ajo e cila e akuzon Arifin se zbatoi urdhrin e Vuçiç për mbajtjen e zisë.
Ajo ka publikuar edhe një foto ku pretendon se dallohet flamuri serb i ulur në gjysmë shtizë në ndërtesën e Komunës së Preshevës. Megjithatë, flamuri serb aty dallohet i vendosur kokë-poshtë.
“Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.
Pas shpalljes "ditë zie" me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, shkruan ajo.