Dmytro Marchenko, gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainë ka reaguar ashpër ndaj ushtarëve rusë, të cilët prej 15 ditësh nuk i kanë ndalur sulmet në Ukrainë, ndërsa janë bombarduar edhe civilë.
Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi, ndërsa kishtin pretenduar edhe realizimin e një sulmi përfundimtar në Odesa, porti më i madh ky i Ukrainës.
Gjenerali Dmytro Marchenko, i Forcave të Armatosura të Ukrainës,tregon se nuk është trembur nga forcat ruse. Ai tha se armiku po i linte trupat e të vdekurve aty ku ata u vranë.
“Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë,” tha ai në një intervistë për The Times .