“Këto janë operacionet speciale të Putinit”, Klitschko reagon i prekur për bombardimin e maternitetit

9 March 2022, 22:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Këto janë operacionet speciale të Putinit”,

Ish-boksieri Wladimir Klitschko dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, reagoi pas bombardimit të maternitetit të Mariupolit nga forcat ruse ditën e sotme.

“Po më dhemb zemra. Po vdesin me dhjetëra fëmijë. Po vdesin në shtëpitë e tyre dhe duke iu larguar luftës”, thotë Klitschko në një video të postuar në Facebook.

“Këto janë rezultatet e operacioneve speciale të Putinit. Kur nuk vret engjëjt e vegjël, vret prindërit e tyre, gjyshërit dhe i shkatërron shtëpitë e shkollat”, shtoi ish-boksieri i famshëm.

“Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj jetës dhe ndaj vetë qytetërimit”, theksoi Klitschko.


Video