Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus Sergei Lavrov kanë mbërritur në Antalia, në Turqinë jugore, ku do të takohen për të diskutuar krizën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Është hera e parë që nga fillimi i luftës që përfaqësuesit e dy qeverive takohen.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpresoi dje se bisedimet mund të “hapnin rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm”.
Deri më tani bisedimet mes palëve janë zhilluar mes negociatorëve, të cilat kanë arritur vendosjen e armpushimeve të përkohshme, por që Ukraina ka akuzuar se ato nuk janë respektuar.