Gazetari i famshëm amerikan kërkon të intervistojë Vladimir Putinin

28 August 2023, 18:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari i famshëm amerikan kërkon të intervistojë Vladimir
Tucker Carlson gjatë kohës te Fox News

Gazetari i njohur amerikan, ish-moderator i “Fox Neës”, Tucker Carlson raportohet se ka shprehur dëshirën për të intervistuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Ka qenë propagandistja e njohur ruse Margarita Simonyan ajo që ka zbuluar dëshirën e Carlson për të intervistuar Putin. Kryeredaktorja e Russia Today (RT), dhe propagandisti tjetër rus Vladimir Solovyov e vlerësuan Carlson për këtë iniciativë.

Sipas medieve amerikane, Carlson-it iu propozua një vend pune në Russia Today, menjëherë pasi u përjashtua nga Fox Neës.

Ai shihet si një figurë e ndershme nga publiku rus, sidomos pas kritikave të forta që i ka bërë presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Carlson intervistoi Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi në ambasadën serbe në Hungari.

“Tucker po bën një punë të shkëlqyeshme. Meqë ra fjala, ai me të vërtetë po kërkon një intervistë me Vladimir Putin! Do të ishte mirë nëse dikush e dëgjonte këtë dhe t’ia dërgojë këtë mesazh presidentit”, tha kryeredaktorja e RT.


Video